Loading…

Trafalgar Group: Ata që parashikuan rezultatet saktë në 2016’n tregojnë kush fiton në 2020’n zgjedhjet në SHBA

  • 30/10/2020 | 11:14

Trafalgar Group: Ata që parashikuan rezultatet saktë në 2016’n tregojnë kush fiton në 2020’n zgjedhjet në SHBA

Anketuesi nga Trafalgar Group, Robert Cahaly, që ishte nga të paktët që kishte sondazhet e sakta në 2016’n për zgjedhjet më të befasishme në historinë amerikane të cilat i fitoi Donald Trump, përsëri e sheh fitues të zgjedhjeve presidentin e tanishëm amerikan, megjithëse Joe Biden do të fitoj votën popullore, transmeton Gazeta Metro.


Në intervistën e tij në Politico, Cahaly shpjegoi metodologjinë e Trafalgar Group dhe dallimet me anketat e tjera. Ai e bëri të qartë përsëri se ka votues të turpshëm republikanë siç i quajnë tani. Sipas tij këto vota do ta bëjnë dallimin përsëri.

“Ka shumë vota të fshehta për Trump atje. A do të fitoj Biden votën popullore? Po, me gjasë. Unë as nuk e debatoj këtë. Por mendoj se Trump do të arrij fitoren në kolegjin Elektoral” tha Calahy.

Këtë herë anketuesit amerikanë thonë se kanë nxjerrë mësim nga zgjedhjet e 2016’s dhe kanë parasysh faktorët që kishin shtrembëruar rezultatet e tyre herën e kaluar. Calahy nuk është edhe aq i sigurt për këtë, duke vënë në dyshim metodologjinë e këtyre anketuesve.

“Ne jetojmë në një vend ku njerëzit e gënjejnë kontabilistin e tyre, mjekun e tyre e madje edhe priftin e tyre. E na duhet tani të besojmë se heqin dorë nga e gjithë kjo kur flasin me një anketues të panjohur në telefon?”

Dita e zgjedhjeve po afron dhe në anketat kombëtare Biden prin me rreth 9 pikë, që ishte e para gjë Calahy e vëri në dyshim. “Unë nuk merrem me sondazhe nacionale, është statistikë jo relevante. Në anketat e shteteve të lëkundura rezultatet janë më të ngjeshura sesa ato kombëtare dhe ka lojë për t’u luajtur ende. Njerëzit do të tronditen. Shumë njerëz do të votojnë këtë vit që ishin të fjetur apo m e prirje të ultë votimi. Mendoj se pjesëmarrja do të jetë më e larta ndonjëherë.”/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë