Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar për trafik prostitucioni.
Blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar të martën shtetasin Klevis Mulgeci, banues në Tiranë, sepse dyshohet të ketë trafikuar jashtë në Kosovë, shtetasen e mitur I.K, e datëlindjes 20.09.2002, me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.