Trafiku i dendu në Prishtinë mund të kontrollohet në kohë reale me anë të platformës ‘Google Maps’, shkruan Gazeta Metro.
Shoferët që qarkullojnë në kryeqytetin e Kosovës problemin më të madh e kanë me trafikun e dendur. Pjesa e Veternikut, rruga për Fushë Kosovë, qendra, janë disa nga rrugët më të frekuentuara në Prishtinë.
Mirëpo me anë të platformës ‘Google Maps’, shoferët mund ta monitorojnë në kohë reale se në cilat pjesë të Prishtinës trafiku është i dendur dhe cilat jo.
Kjo fotografi e shkëputur rreth orës 17:10, tregon se komunikacioni është mjaft i ngjeshur në qendër, Veternik dhe rruga për Fushë Kosovë.
Ngjyra e kuqe e mbylltë do të thotë që trafiku është shumë i dendur, e kuqe e lehtë më pak e dendur, e verdhë mesatarisht dhe e gjelbër, trafiku është i lirë. /gazetametro.net
KLIKONI KËTU për ta shikuar LIVE./gazetametro.net