Loading…

Tragjedi: Edukatorja vret fëmijën 11 muajsh pasi po qante shumë

  • 26/06/2022 | 12:44

Tragjedi: Edukatorja vret fëmijën 11 muajsh pasi po qante shumë

Një foshnje vetëm 11-muajshe është vrarë në një çerdhe në Lion të Francës nga një mësuese 27-vjeçare.


Gruaja, e cila rrëfeu krimin dhe u arrestua me akuzën e vrasjes të një fëmije, spërkati Lizën e vogël me një substancë nga ato që përdoren për të zhbllokuar lavamanët dhe më pas e bëri atë ta gëlltiste.

Arsyeja, sipas asaj që 27-vjeçarja ka pranuar gjatë marrjes në pyetje, është se vogëlushja “ka qarë shumë”.

Tragjedia ndodhi të mërkurën e 22 qershorit brenda kopshtit People & Baby në Rue Danton në Lyon: rreth orës 8 të mëngjesit u thirr ndihma, e cila e transportoi fëmijën në spitalin Femme-Mère-Enfant në Bron., nga ku Lisa vdiq.

Zyra e Prokurorit Publik të Lionit hapi një hetim për incidentin, por sipas shtypit vendas, episode të keqtrajtimit të fëmijëve që qanin tashmë ishin raportuar në të njëjtën strukturë.

Vajza kishte lindur më 30 qershor 2021 dhe për pak ditë do të festonte ditëlindjen e saj të parë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë