Loading…

Tragjedi: I riu shqiptar vdes derisa po varroste gjyshen

  • 10/03/2017 | 09:37

Tragjedi: I riu shqiptar vdes derisa po varroste gjyshen

Një tragjedi familjare ishte ajo e djeshmja në Librazhd të Shqipërisë. 29 vjeçari Toni Hidri ndërroi jetë teksa i jepte lamtumirën e fundit, gjyshes në varreza.


“Ai ka pësuar infarkt thuajse sipër dheut ku edhe është varrosur gjyshja”, thanë të afërmit e tij. Shumë të tronditur ata rrëfyen se i ri ka qenë shumë i lidhur me gjyshen pasi ajo e kishte rritur.

“Fatkeqësisht, prindërit e Tonit kanë qenë të ndarë dhe Toni u detyrua që i vogël të rritej nga gjyshja e tij, dhe dashuria e madhe e gjyshes kishte bërë që ai asnjëherë mos ta ndjente mungesën e prindërve”, treguan familjarët.

Sipas mjekëve emocionet e forta mund të ketë shkaktuar infarktin. Mjekët thonë se, në fillim Toni ka pasur tension të lartë dhe fill pas kësaj i ka rënë edhe infarkt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, pa mundur dot që të dërgohej në spital.

Të afërmit dhe miqtë e tij e kujtojnë atë si një djalë të mbarë e të miredukuar, dhe kjo sipas tyre falë gjyshes së tij që e rriti me dashuri. Prej shumë kohësh, Toni emigroi drejt Belgjikës tek i vëllai i tij, por sërish u kthye në qytetin e Librazhdit te gjyshja e tij, dhe punonte si kamerier në lokalin në pronësi të dajës së tij.

Sipas banorëve të Librazhdit, një nga shkaqet që ai u rikthye nga emigrimi ishte dashuria për gjyshen. Ndërsa gjyshja e Tonit është varrosur mesditën e së enjtes, ceremonia mortore e djalit të ri do të kryhet sot në mesditë.

Kjo ndarje para kohe nga jeta ka shokuar mbarë qytetin e vogël të Librazhdit, ngjarje që sipas tyre nuk ishte dëgjuar ndonjëherë në këtë zonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë