Loading…

Tragjedi në Gjermani: Makina ‘fshin’ turmën e njerëzve, dy të vdekur e dy të plagosur rëndë

  • 04/05/2026 | 18:53

Tragjedi në Gjermani: Makina ‘fshin’ turmën e njerëzve, dy të vdekur e dy të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë tronditi qendrën e qytetit të Leipzigut këtë të hënë, ku një automjet ka hyrë me shpejtësi mes një turme njerëzish, transmeton Gazeta Metro.


Sipas informacioneve të para nga mediat lokale gjermane, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë po luftojnë me plagë të rënda.

Dëshmitarët e cituar nga Radio Leipzig kanë përshkruar skena tmerri, ku një automjet i tipit SUV Volkswagen, i dëmtuar dhe me një person mbi të, është parë duke kaluar me shpejtësi nëpër zonën e dedikuar për këmbësorë.

Policia lokale ka konfirmuar incidentin për agjencinë e lajmeve Reuters, duke bërë të ditur se ka persona të lënduar, ndonëse detajet mbi motivet apo rrethanat e plota mbeten ende të paqarta. Autoritetet gjermane janë në vendngjarje dhe po hetojnë nëse bëhet fjalë për një aksident apo një sulm të qëllimshëm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë