Loading…

Tragjedi në Meksikë: Shembet mbikalimi i metros, dhjetëra persona vdesin

  • 04/05/2021 | 11:44

Tragjedi në Meksikë: Shembet mbikalimi i metros, dhjetëra persona vdesin

Një mbikalim metroje në Mexico është shembur, mbrëmjen e kësaj të hëne, duke i marrë jetën 15 personave dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.


Mediet e huaja shkruajnë se një pjesë e mbikalimit u shemb plotësisht dhe një pjesë tjetër u shemb pjesërisht në një kënd. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për gjetjen e personave, të cilët rezultojnë të humbur.

“Ajo që ka ndodhur në metro sot është një tragjedi e tmerrshme“, shkroi ministri i jashtëm meksikan Marcelo Ebrard.

Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.

Ndërkohë kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheibaum tha se zjarrfikësit dhe mbrojtja civile janë angazhuar në operacione shpëtimi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë