Loading…

Tragjedi në Mushtisht: Vdes 48-vjeçari, dyshohet se u ngulfat nga ushqimi

  • 20/04/2026 | 23:38

Tragjedi në Mushtisht: Vdes 48-vjeçari, dyshohet se u ngulfat nga ushqimi

Ka vdekur sot një 48 vjeçar nga fshati Mushtisht i Suharekës. Ai u dërgua pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, rreth orës 12:20.


Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se B.H vdiq si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Policia.

“Vdekja është konfirmuar në ora 12:20. Nga të dhënat fillestare, viktima ishte duke ngrënë në shtëpinë e tij kur i është përkeqësuar gjendja dhe ka humbur vetëdijen. Familjarët kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në QKMF. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion. Rasti është në hetime”, deklaruan nga Policia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë