Loading…

Tragjedi në Pogradec: Humb jetën 32-vjeçari pasi u hodh nga varka në liqen

  • 10/08/2026 | 17:20

Tragjedi në Pogradec: Humb jetën 32-vjeçari pasi u hodh nga varka në liqen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në liqenin e Pogradecit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë, përcjell Gazeta Metro.


I riu ndodhej në një mjet lundrues rreth 150 metra larg vijës bregdetare. Nën rrethana ende të pazbardhura, ai është zhytur nga varka për t’u larë, por shumë shpejt ka shfaqur komplikime dhe nuk ka arritur të dalë më në sipërfaqe, raporton a2cnn.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës, ndërsa po vijojnë kërkimet në ujë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë. Ndërkohë, organet e rendit kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë