Loading…

Policia jep detaje për vrasjen e 6-vjeçarit në Deçan

  • 08/06/2019 | 12:26

Policia jep detaje për vrasjen e 6-vjeçarit në Deçan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Berliq të Deçanit. Një 6 vjeçar është qëlluar për vdekje, e që sipas informacioneve të para, u qëllua me armë nga i vëllai 8 vjeçar, raporton Gazeta Metro.


Lajmin për vdekjen e 6 vjeçarit e ka konfirmuar për Gazetën Metro, e Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Pejës.

Siç bëri të ditur Rugova, 6 vjeçari ishte qëlluar rëndë në kokë.

“Dje me datë 07.06 Policia është informuar se një fëmijë është duke u sjellur në Spitalin e Pejës i lënduar rëndë, nga fshati Berliq i Komunës së Deçanit.

Policia kur ka shkuar në spital e ka kuptuar se bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 6 vjeçare, i cili ka qenë i lënduar rëndë në kokë.

Diku rreth orës 20:16 minuta, Policia është informuar se fëmija ka ndërruar jetë”, ka thënë Rugova.

Gazeta Metro do ju mbajë të informuar me të rejat nga ky rast tragjik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë