Loading…

Tragjedia në Vlorë: Ja kush është djali që hyri në det të shpëtonte 2 vajzat, por humbi jetën

  • 16/07/2017 | 07:55

Tragjedia në Vlorë: Ja kush është djali që hyri në det të shpëtonte 2 vajzat, por humbi jetën

Benjamin Ferati është 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë i cili shkoi menjëherë në ndihmë motrave që po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë, rreth një orë më parë.


Burime për JOQ.al bëjnë me dije se Benjamini kishte shkuar në plazh për të pushuar së bashku me të dashurën e tij kur njëra prej motrave të dy vajzave që po luftonin me dallgët e forta të detit ka shkuar të lajmëronte 24-vjeçarin për ndihmë.

Ai dhe vajza janë futur në ujë për të shpëtuar vajzat por fatkeqësisht të rinjtë nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë dallgëve të forta dhe janë nxjerrë të pajetë në breg. E vetmja që ka mundur të shpëtojë është vajza e cila i kërkoi ndihmë të riut nga Tetova.
Ajo dhe e dashura e Benjaminit ndodhen në gjendje shoku nga ngjarja e rë ndë dhe kanë mundur ta marrin veten vetëm disa minuta më parë në spital.

Të rinjtë që kanë humbur jetën identifikohen si:

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.

Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e shënuar në qytetin e Vlorës mesditën e sotme, pasi një 14-vjeçar humbi jetën në mëngjesin e sotëm, duke e çuar në 4 numrin e të mbyturve ditën e sotme në qytetin jugor.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë