Loading…

Tragjedia që u evitua: Dy avionë ishin 200 metra afër, gati u ndeshën në hapësirën ajrore të Kosovës

  • 21/03/2023 | 21:26

Tragjedia që u evitua: Dy avionë ishin 200 metra afër, gati u ndeshën në hapësirën ajrore të Kosovës

Udhëtarët e një aeroplani që po vinte nga Dusseldorfi në Prishtinë, patën fat në 24 shkurt të këtij viti, pasi ky aeroplan për pak sa nuk u ndesh me një aeroplan tjetër që ishte nisur nga Aeroporti ‘Adem Jashari’, për në Malmo të Suedisë, shkruan Gazeta Metro.


Siç raportohet në momentin kritik, avionët e kishin distancën e përplasjes vetëm 200 metra.

Sipas Klan Kosovës, ky incident nuk është i vetmi që ka ndodhur kohëve të fundit në kufirin ajror të Kosovës, pasi që ka pasur edhe 2 raste të tjera.

Komisioni për incidentet ajrore, ka nisur hetimet tashmë.

Për këto raste është informuar edhe Prokuroria, pasi që një incident i tillë do sillte shumë viktima. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë