Rreth orës 08:35, në lagjen Shpat, Babrru, ka rënë zjarr në një banesë, në të cilën ndodheshin dy fëmijë të mitur brenda saj.
Policia e Tiranës bën me dije se si pasojë e këtij zjarri ka mbetur i vdekur fëmija 2 vjeç ende i paidentifikuar .
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 dhe forcat Zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen shpëtimin e fëmijës tjetër.
Policia thotë se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.