Loading…

Tragjike në Itali: Aksidenti në vendin e punës i merr jetën 61-vjeçarit me origjinë shqiptare

  • 04/11/2026 | 15:25

Tragjike në Itali: Aksidenti në vendin e punës i merr jetën 61-vjeçarit me origjinë shqiptare

61-vjeçari me origjinë shqiptare ka humbur jetën të mërkurën në mëngjes, siç raportohet si pasojë e një aksidenti në vendin e punës në Casarano, në provincën e Lecces, në Itali, transmeton Gazeta Metro.


Viktima është identifikuar si Bashkim Rushani, pronar i një kompanie ndërtimi, i cili dyshohet se mbeti i bllokuar nën një portë rrëshqitëse që u rrëzua mbi të.

Sipas raportimit të mediumit italian “Tgcom24”, ekipet e emergjencës kanë arritur në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë 61-vjeçarin. Ata vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe karabinierët dhe inspektorët e SPESAL-it, organ që merret me mbikëqyrjen dhe sigurinë në vendet e punës./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë