Loading…
Tragjike: Vdesin 3 fëmijë pasi anija e tyre u godit nga një valë
  • 14/08/2019 | 08:39

Tragjike: Vdesin 3 fëmijë pasi anija e tyre u godit nga një valë

Tre fëmijë të vegjël francezë u mbytën në brigjet e Normandisë kur anija e familjes së tyre me të cilën po udhëtonin u godit nga një valë e madhe dhe u kaplua nga era shkruan Gazeta Metro


Tre të rriturit që ishin në anije mbijetuan dramën 0,5 milje larg plazhit Agon-Coutainville në jug të Cherbourg. Motrat e moshës 13 dhe 9 vjeç, dhe djali i moshës 7 vjeç, nuk mund të shpëtonin. Nëna e dy vajzave, e intervistuar nga e përditshmja Ouest-France, tha se “gjithçka ndodhi kaq shpejt që nuk kishim kohë as të bërtisnim”.

Ata ishin kthyer në breg, tha ajo, kur pa ujë në anije. “Kam thirrur për ndihmë, por pastaj një valë e madhe na zuri”, shtoi ajo.’Nuk kishte kohë për të dalë.Të rriturit ishin jashtë kabine dhe nëna tha që fëmijët nuk mund të notonin por kishin jelek shëptimi.”Ata nuk kishin kohë për të dalë,” shpjegoi ajo. Babai i vajzave u përpoq të godiste dritaren e kabinës, me krahun, këmbët, pastaj spirancën e varkës”.

Mediat franceze raportojnë se shpëtimtarët në plazhin Passous ishin alarmuar nga dikush që e kishte parë varkën në telashe.Një varkë nxitoi në vendngjarje, së bashku me një helikopter dhe dy ekipe shpëtimi deti.

Kreu i njësisë lokale të shpëtimit të detit SNSM, Pascal Dutot, tha ”nuk kishte mundësi që ata të shpëtonin, deti ishte shumë i ftohtë,  shumë i errët për një varkë me madhësi aq të vogël prej vetëm 5.50 metra’’ /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë