Loading…

Tragjike: Vetura godet për vdekje një 19-vjeçar në Prishtinë, dy persona tjerë mbesin të lënduar

  • 05/08/2022 | 09:20

Tragjike: Vetura godet për vdekje një 19-vjeçar në Prishtinë, dy persona tjerë mbesin të lënduar

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, pas një aksidenti në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë, teksa kanë mbetur të lënduar dy të tjerë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se viktima është një 19-vjeçar, i cili u godit për vdekje nga vetura.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhr tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë