Loading…
Trajkovic akuzon Vucicin që po e strehon Radoicicin, thotë dorëzojeni në Kosovë
  • 12/01/2019 | 21:44

Trajkovic akuzon Vucicin që po e strehon Radoicicin, thotë dorëzojeni në Kosovë

Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkovic ka marrë pjesë në tubimet e protestës, të cilat po mbahen kundër pushtetit aktual në Serbi, në Beograd, transmeton Gazeta Metro.


Ajo i ka kërkuar kryetarit serb Aleksandar Vucic që të mos e strehojë Milan Radoicicin, të cilin policia e Kosovës e kërkon si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanovicit, por ta ekstradojë në Kosovë.

“Vucic, ekstradoje Radoiçiqin, sepse ti i ke njohur institucionet e Kosovës. Dhe tani po i mbron kriminelët e veriut dhe po u vendos poligrafë”.

Para do ditësh Trajkovic ka lëvduar prokurorinë e Kosovës, duke thënë se po punojnë më mirë se në Serbi.

Përndryshe, në tubimin në Beograd ajo është deklaruar për Kosovën si pjesë të Serbisë, e ka akuzuar Vucicin se ka pranuar institucionet e Kosovës dhe ‘kompromision’ e tij për Kosovën, duke menduar për dialogun në Bruksel, e ka quajtur “tradhti”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë