Loading…

Trajkovic: Një aksion i radhës i Policisë së Kosovës në veri do të çonte në konflikt

  • 27/10/2021 | 13:46

Trajkovic: Një aksion i radhës i Policisë së Kosovës në veri do të çonte në konflikt

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkovic thotë se një ndërhyrje e tretë e Policisë së Kosovës në veri të vendit do të nënkuptonte konflikt.


Rada Trajkovic ka shkruar në Twitter se “ndërhyrja e parë e forcave speciale të Policisë së Kosovës ka qenë e kontrolluar mirë nga siguria”.

“Në ndërhyrjen e dytë kundër kontrabandës tashmë janë përdorur armë. Ndërhyrja e tretë e mundshme për hir të kapjes së Valaqit dhe Gazivodës do të nënkuptonte konflikt”, ka shkruar Rada.

Sipas saj, Kosova nuk po e kryen detyrën mirë në lidhje me integrimin e veriut.

“Autoritetet e Prishtinës nuk janë në lartësinë e detyrës serioze që të integrojnë veriun dhe të sillen si adoleshentë të varur”, ka shkruar ajo.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic dje e ka përmendur datën 6 nëntor kur, sipas tij, Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafostacionit “Valaq” në afërsi të Zveçanit. Sipas mediave serbe, përmes këtij trafostacioni shpërndahet 85 për qind e rrymës për veriun.

“Këto do të ishin lajme katastrofale dhe të tmerrshme për popullin tonë”, ka deklaruar Vucic.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë