Loading…

Trajneri brazilian dënohet me 109 vite burg për përdhunim

  • 05/10/2022 | 18:07

Trajneri brazilian dënohet me 109 vite burg për përdhunim

Në 29 prill të 2018 një raport i treguar në programin televiziv në Tv Globo bënte me dije se 40 sportistë ishin ankuar për abuzimet e Lopez.


Fernando de Carvalho Lopes, ish-trajneri i ekipit kombëtar të Brazilit në Gjimnastikën Artistike është dënuar me 109 vite burgim për shkak se akuzat ndaj tij për përdhunim janë vërtetuar. I akuzuar nga zyrtarët publikë në San Bernardo për aktin e përdhunimit ndaj një viktime të pambrojtur, ish-trajneri mund të apelojë vendimin.

Gjykata në Sao Paolo dha vendimin dje, me ish-trajnerin që është parë i dërrmuar. Lopez nuk i ka pranuar asnjëherë këto akuza, që datojnë prej korrikut të 2016 në prag të Lojërave Olimpike të Rio. Një muaj para Olimpiadës, ministria e Sportit në Brazil vendosi të shkarkonte trajnerin e Gjimnastikës Artistike për meshkuj, pikërisht për këto akuza. Në 29 prill të 2018 një raport i treguar në programin televiziv në Tv Globo bënte me dije se 40 sportistë ishin ankuar për abuzimet e Lopez.

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë