Loading…

Trajneri i Anglisë: Southgate me fjalë të mëdha për kosovarët, pas pritjes së ngrohtë të anglezëve në Prishtinë

  • 16/11/2019 | 20:39

Trajneri i Anglisë: Southgate me fjalë të mëdha për kosovarët, pas pritjes së ngrohtë të anglezëve në Prishtinë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka folur për mikpritjen e ngrohtë që po i bëjnë kosovarët anglezëve, transmeton Gazeta Metro.


Anglia ka siguruar kualifikimin në ‘Euro 2020’, teksa Kosova nuk ka arritur ta bëj një gjë të tillë përmes kualifikimeve, teksa mundësia e vetme tani mbetet te Liga e Kombeve.

Megjithatë, ndeshja e së dielës është e rëndësishme, për faktin se Anglia është Kombëtarja më e madhe që vjen në Prishtinë.

Në prag të kësaj ndeshje, Gareth Southgate ka mbajtur sonte një konferencë për media. Trajneri i ‘Tre Luanëve’ ka folur edhe për pritjen e tyre në Kosovë.

“Na kanë pritur shumë mirë që kur kemi zbritur në Prishtinë. Mezi pres ta shoh atmosferën për ndeshjen e nesërme”.

“Ne kualifikimin e kemi të siguruar, por duhet të përmirësohemi në disa aspekte. Në fushë do të kuptojmë forcën e vërtetë të Kosovës. Kosova pasi që nuk arriti të kualifikohet do të luaj pa presion andaj kjo ju krijon përparësi Kosovës për fitore” – ka deklaruar mes tjerash Southgate./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë