Loading…

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot: Drita e rrezikshme në kundërsulme, luan futboll të mirë gjithashtu

  • 21/07/2021 | 20:06

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot: Drita e rrezikshme në kundërsulme, luan futboll të mirë gjithashtu

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot ka vlerësuar lartë Dritën.


Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot ka mbajtur konferencën për shtyp para mediave në orën 18:30 gjatë ditës së sotme menjëherë pas ardhjes së tij në Prishtinë.

Slot vlerësoi lartë skuadrën e Dritës, të cilën e cilësoi si të rrezikshme me kundërsulmet e tyre por edhe që luan futboll të bukur.

“Ata luajnë futboll të mirë, por mos iu bëni shumë presion sepse kanë anësor tepër të shpejtë, veçanërisht në kundërsulme”, tha ai.

“Fusha dhe stadiumi duken mirë, ata e ujitin barin gjë që është mirë për ne”, shtoi ai.

Slot u pyet edhe për kushtet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Ju mund të luani futboll në pothuajse çdo fushë, por mendoj që stadiumi dhe kushtet e fushës janë të mirë për nesër”, përfundoi Slot.

Drita do të ndeshet me Feyenoord nesër me fillim nga ora 21:00.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë