Loading…

Trajneri i Liverpoolit ‘ngushëllon’ atë të Manchesterit: Mos qofsha në këpucat e tij

  • 25/10/2021 | 11:38

Trajneri i Liverpoolit ‘ngushëllon’ atë të Manchesterit: Mos qofsha në këpucat e tij

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka shprehur simpatinë e tij për atë të Manchester United Ole Gunnar Solskjaer i cili është në qendër të kritikave pas humbjes me rezultat 5-0 pikërisht nga skuadra e Kloppit, Liverpooli.


Trajneri gjerman ka pranuar se në asnjë mënyrë nuk do të dëshironte të ishte në vendin e Solskjaer por ka shtuar se ka pasur raste edhe kur ai ishte në pozita të tilla të vështira.

“Oh po, sigurisht”, u tha Klopp gazetarëve kur u pyet nëse ai kishte simpati për Solskjaerin.

“E thashë më parë, gjëja e fundit që dua të jem është në këpucët e tij në këtë moment, por kështu është kur je pjesë e futbollit. Në këto momente kur humbet një ndeshje, sidomos kur humbet një derbi, më ka ndodhur edhe mua, nuk do që të dalësh as në zonën e mediave të japësh intervista dhe t’u përgjigjesh të gjitha këtyre pyetjeve. me siguri”.

Në lidhje me faktin nëse rezultati përfaqësonte një nga ditët më të mëdha të karrierës së tij, Klopp shtoi:

“Nuk e kam menduar ende për këtë. Është një ditë e mirë, një ditë vërtet e mirë dhe unë Nuk dua të tregohem mosrespektues. Nuk e kam idenë, por është një gjë e madhe. Ne e dimë këtë”, theksoi në fund Jurgen Klopp.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë