Loading…

Trajneri i Milanit: Luajtëm me cilësi, guxim dhe pjekuri

  • 25/11/2021 | 10:55

Trajneri i Milanit: Luajtëm me cilësi, guxim dhe pjekuri

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka lartësuar ekipin e vet për triumfin 1:0 kundër Atletico Madridit, i cili ishte i pari për kuqezinjtë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Milani më në fund e shënoi fitoren e parë pas pesë ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, pasi shumë herë ishte afër në takimet e kaluara.

Zëvendësuesi Junior Messias e vendosi ndeshjen në Wanda Metropolitani të martën, duke e shënuar me kokë golin e triumfit pas një harkimi nga Franck Kessie.

Kjo fitore e mban Milanin në garë për të kaluar në mesin e 16 më të mirëve.

Kuqezinjtë duhet ta mposhtin Liverpoolin në ndeshjen e fundit dhe të shpresojnë se Atletico dhe Porto ndahen baras për të kaluar tutje.

“Është e drejtë të festoj me lojtarët e mi, sepse ata bënë paraqitje të mrekullueshme”, tha Pioli pas ndeshjes.

“Ata luajtëm me cilësi dhe guxim dhe besuan në vete vazhdimisht. Kjo është rruga e duhur dhe sonte e pamë një pjekuri të rëndësishme të ekipit”, shtoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë