Loading…

Trajneri i Norwich Cityt tregon arsyen pse e zëvendësoi Rashicën pas 58 minutave

  • 13/08/2022 | 23:38

Trajneri i Norwich Cityt tregon arsyen pse e zëvendësoi Rashicën pas 58 minutave

Milot Rashica nuk është në formën e tij më të mirë pas tre javëve para në Championship me Norwich Cityn. Pas humbjes së pësuar ditën e sotme nga Hull City me rezultat 2-1 trajneri i klubit, Dean Smith ka treguar edhe arsyen pse e zëvendësoi kosovarin vetëm pas 58 minutave, transmeton Gazeta Metro.


Anësori i Kombëtares së Kosovës nuk është ambientuar aspak në futbollin anglez. Pas një sezoni të dështuar vitin e kaluar në Premier League edhe në tre xhirot e para në Championship, nuk po arrin të tregoi potencialin e tij.

Në intervistën pas ndeshjes trajneri, Dean Smith deklaroi që Rashica nuk është se po prodhonte aq sa dëshironte ai dhe kështu edhe mendoi për zëvendësimin e tij.

”Mendova se Miloti nuk po prodhonte aq sa doja unë, kështu që mendova se Sargent mund ta bënte këtë dhe ai na dha forcë shtesë në 30 minutat e fundit të sfidës,” tha ai.

Rreth paraqitjeve të tij jo edhe shumë të mira në këtë fillim të edicionit të zhgënjyer kanë mbetur edhe tifozët e klubit, të cilët në rrjetet sociale kanë ‘shpërthyer’ me reagime nga më të ndryshmet, derisa kërkojnë edhe shitjen e menjëhershme të 26-vjeçarit.

Duhet theksuar se, përveç Rashicës nuk është se po luajnë edhe mirë as bashkëlojtarët e tij dhe për këtë arsye skuadra është në një krizë të rezultateve.

Norwich City momentalisht është në vendin e fundit në renditjen tabelare me vetëm një pikë të grumbulluar nga tre ndeshjet e para. Kundërshtari i ardhshëm i tyre do të jetë Huddersfield. /gazetametro.net

‘Goli më me fat’ në këtë sezon u shënua sot në ndeshjen e Norwich Cityt kundër Hull City

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë