Loading…

Trajneri i ri i Barcelonës, Setien: Ishte ëndërr e imja që të vija këtu

  • 14/01/2020 | 15:10

Trajneri i ri i Barcelonës, Setien: Ishte ëndërr e imja që të vija këtu

Quique Setien është deklaruar sot (e mërkure) për herë të parë si trajner i Barcelonës, transmeton Gazeta Metro.


Ditën e djeshme te Barcelona ndodhen zhvillime të shpejta. Klubi katalunas njoftoi për largimin e Ernesto Valverde dhe emërimin e Qiuque Setien si trajner i ri.

61 vjeçari nga Spanja sot është prezantuar si trajner i Barcelonës, teksa ka mbajtur edhe një konferencë për media. Ai u shpreh tejet i lumtur që ka marrë drejtimin e klubit katalunas.

“Fillimisht dua ta falënderoj Presidentin Jose Bartomeun dhe të gjithë që më besuan që unë të jem këtu. Ishte një nga ëndrrat e mija që të vija këtu, është një ditë emocionuese për mua. Jam i ngazëllyer me projektin që ka klubi” – ishin fjalët e para të Setienit si trajner i kampionit spanjoll.

Quique Setien ka nënshkruar kontratë me Barcelonën për dy vite e gjysmë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë