Loading…

Trajneri i Rusisë, ironizon me Cristiano Ronaldon – e hap dhe pi Coca-Cola në konferencë për shtyp

  • 17/06/2021 | 23:32

Trajneri i Rusisë, ironizon me Cristiano Ronaldon – e hap dhe pi Coca-Cola në konferencë për shtyp

Rusia është kthyer në rrugën e duhur në Euro 2020, duke marr një fitore 1-0 kundër Finlandës, falë golit të bukur të Aleksey Miranchuk të mërkurën. Por në konferencë për shtyp përzgjedhësi Stanislav Cherchesov, ai që ka vjedhur shfaqjen.


57-vjeçari u paraqit në konferencën për shtyp për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, por ai bëri diçka që nuk kaloi pa u vënë re, ndërsa ajo pamje u bë virale brenda pak minutash.

Stanislav Cherchesov dukej se ishte i etur dhe kur pa një shishe Coca-Cola para tij, ai nuk hezitoi ta kapte dhe ta hapte, ku u freskua në dhomën plotë të njerëzve.

Padyshim, ai që nuk do të pajtohet me atë që ka bërë trajneri i Rusisë duhet të jetë Cristiano Ronaldo .

Kjo pasi në një konferencë për shtyp, portugezi largoi dy shishe Coca-Cola përpara se të kapte një shishe me ujë dhe ta vendoste pranë tij.

Ky gjest i Cristiano Ronaldos bëri që Coca-Cola të humb katër miliardë dollarë.

Me siguri me gjeste si ai i përzgjedhësit të Rusisë, pija do të rikuperojë imazhin dhe prestigjin e saj.

Nuk duhet harruar që Coca-Cola është një nga sponsorët kryesorë të Kampionatit Evropian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë