Loading…

Trajtim çnjerëzor i emigrantëve në Serbi, fyerje dhe goditje gjatë aksionit të xhandarmërisë

  • 26/11/2022 | 15:08

Trajtim çnjerëzor i emigrantëve në Serbi, fyerje dhe goditje gjatë aksionit të xhandarmërisë

Emigrantë të rrethuar, të hedhur përtokë, me duar në kokë, me këmbë të kryqëzuara – kjo është skena e arrestimit të djeshëm të mbi 1000 emigrantëve, pas një përplasjeje të përgjakshme dhe të shtënave në Horgosh të Serbisë.


Janë shfaqur video incizime të reja të arrestimit, të cilat nuk janë përfshirë në regjistrimin zyrtar të publikuar nga MPB-ja.

Pjesëtarët e xhandarmërisë dhe njësitë e tjera policore, me mjete të plota, kapën emigrantët e paligjshëm që qëndronin në Horgosh dhe rrethinë. Gjatë atij bastisjeje janë konfiskuar armë.

Kujtojmë se aksioni pasoi të shtënat e mbrëmjes së të enjtes ku u përplasën dy grupe emigrantësh dhe u përdorën automatikë. Në videot që janë transmetuar më herët në rrjetet sociale nga Horgoshi, shihen një grup të rinjsh me kapuça në kokë duke ecur nëpër rrugë me armë në duar.

Dëgjohen të shtëna, ndërsa vendasit ikin me vrap. Policia njoftoi më pas se një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me dy plumba në gjoks.

Objektivi kryesor i operacionit policor është i dyshuari për të shtënat, i cili dëgjohet në video, kur një polic thotë, “Kryesori është ai i mbrëmshëm, nënën ia shkë…!

Në një moment, pamjet e reja tregojnë migrantët që nxirren nga shtëpia dhe papafingo gjersa u bërtasin në anglisht për të dalë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë më vonë njoftoi se janë kryer aksione në disa vende në Serbi, në Horgosh, Suboticë dhe Beograd dhe janë ndaluar gjithsej mbi 1000 emigrantë.

Ata janë kryesisht shtetas të Afganistanit dhe Marokut. Aksioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme për këtë çështje vazhdon në të gjithë Serbinë, ndërsa me urdhër të ministrit është shtuar prania e policisë në të gjitha anët e vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë