Loading…

Transporti publik pa pagesë, ​kalon propozimi i PDK’së për futje në rend dite të pikës

  • 10/11/2020 | 13:57

Transporti publik pa pagesë, ​kalon propozimi i PDK’së për futje në rend dite të pikës

Në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal të Prishtinës që është duke u zhvilluar në platformën online Zoom, me propozim e grupit të Partisë Demokratike në Prishtinë është votuar propozimi për futje në rend të ditës pika për ofrimin e transportit publik pa pagesë prej muajit Nëntor deri në muajin Mars.


Kjo si shkak i nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet dhe përhapjes së virusit Covid-19.

PDK në Prishtinë konsideron që implementimi i këtij projekti shkarkon trafikun e kryeqytetit, mbron ambientin, kursen kohën dhe xhepin e qytetarëve.

Kosto e mbulimit të biletave të qytetarëve, Buxhetit të Komunës pritet ti kushtoj 1.262.986 euro.

Asamblisti i PDK-së Leutrim Retkoceri në propozim tha se “Mjetet financiare mund te merren nga Kategoria e mallrave dhe shërbimeve, ku deri me tani kemi vetëm 57% e buxhetit te shpenzuar në këtë kategori”.

Sipas Retkocerit më mirë është që të ndahen këto mjete për të paguar biletat e qytetareve të Prishtinës, sesa ato të përfundojnë si zakonisht si teprice Buxhetore.

Kjo ide u prezantua para dhjetë ditësh në një konference për media nga asamblistja e PDK-së, Suzana Vuqitërna Kika dhe nënkryetari i PDK-së në Prishtinë, Ilirik Musliu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë