Loading…

Transportonin 78 kg drogë, arrestohen dy shqiptarë

  • 22/12/2016 | 15:21

Transportonin 78 kg drogë, arrestohen dy shqiptarë

Antidroga e Igumenicës ka sekuestruar këtë të enjte 78 kilogramë kanabis në vendin e quajtur Fusha e Kestrinës, 10 km larg kufirit shqiptaro-grek në Qafë Botë.

Në pranga janë vënë dy transportuesit e lëndës narkotike, shtetas shqiptarë nga 26 vjeç. Policia ka deklaruar se i diktoi dy të rinjtë gjatë orëve të natës, në kohën që po kalonin nëpër fushat e zonës për të mos u zbuluar nga agjentët, të cilët janë vënë në gatishmëri kohët e fundit për të përballuar fluksin gjithnjë e në rritje të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria.

Dy të arrestuarit i thanë policisë se do ta transportonin kanabisin deri në afërsi të Igumenicës, ku edhe do t’ia dorëzonin një personi të cilin e kishin kontaktuar vetëm nëpërmjet telefonit, pa e njohur më parë, rapoton TCH.

Ndërsa në Gjykatën e Igumenicës, ku u dërguan për masën e sigurisë, ata thanë se janë banorë të zonës së Konispolit dhe se varfëria i kishte detyruar të kryenin këtë trafik, për të cilin do të paguheshin më pak se 1.000 euro, por nuk ia arritën të bindnin gjykatësit, të cilët vendosën t’i lënë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë