Loading…

Trashëgimtarja ‘komando’ e fronit të Belgjikës, Princesha Elizabetë

  • 30/07/2021 | 13:30

Trashëgimtarja ‘komando’ e fronit të Belgjikës, Princesha Elizabetë

Trashëgimtarja e kurorës mbretërore e Belgjikës, Elizabeta 19 vjeç i kaloi me sukses kursin fizik në poligonin stërvitës në Qendrën e Trajnimit Komando në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Belgjikë, transmeton Gazeta Metro.


Elizabeta vajza më e madhe e Mbretit Filip dhe Mbretëreshës Matilda të Belgjikës u fotografua dukee kryer ushtrimet me sukses në qendrën e përgatitjeve komando në Marche-les-Dames në Belgjikë.

Elizabeta që po kryen vitin e parë nga tre në Akademinë Mbretërore Ushtarake duke vazhduar traditën e babait mbretit Filip u pa duke treguar forcën dhe kryer ushtrimet taktike.

Ndryshimi i ligjit para një dekade në Belgjikë e ka mundësuar që fëmija më i vjetër, femër apo mashkull, të trashëgoj fronin mbretëror.

Elizabeta do të jetë mbretëresha e parë  e Belgjikës pas të atit Filip./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë