Loading…
Trasnfer për 350 milionë: A do ti thyej Real Madrid të gjitha rekordet për anglezin
  • 12/01/2019 | 17:43

Trasnfer për 350 milionë: A do ti thyej Real Madrid të gjitha rekordet për anglezin

Harry Kane i Tottenham Hotspur është tekur Real Madridi për ta sjellë në skuadër sezonin e ardhshëm. Transferimi i tij i shtrenjtë do ta thyente rekordin aktual transferimeve, 350 milionë euro është shuma që Tottenham e kërkon, transmeton Gazeta Metro.


Kane do t’i mbushë 26 vjeç në fund të muajit korrik dhe sipas mediave botërore, bazuar në moshën dhe paraqitjet e tij, anglezi do të ishte sulmuesi më i mirë që një skuadër mund ta blejë.

E përditshmja spanjolle “AS” ka zbuluar se Madridi e ka kontaktuar klubin londinez për ta bërë këtë ëndërr realitet. Sipas AS, një zyrtar i lartë i Real Madridit ka biseduar me drejtuesit e Tottenhamit para Krishtlindjes për transferimin e mundshëm të Kane.

Synimi i tij ka qenë të mësojë se çfarë çmimi do të mundë të kishte blerja e tij, sa për t’i nisur bisedimet në muajt e ardhshëm. Përgjigja që ai ka marrë nuk ishte inkurajuese, 350 milionë euro.

Në çmendurinë e tregut të transferimeve që nisi me kalimin e Neymarit në Paris Saint-Germain nga Barcelona më 2017 për 222 milionë euro, ky vlerësim pasqyron nevojën e Madridit për ta mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldos, njeriun i cili ia siguronte 50 gola në sezon para se t’i bashkohej Juventusit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë