Loading…

Traumë dhe frikë te gratë e fëmijët të kthyer nga Siria: Flet psikiatria që po merret me ta

  • 30/10/2019 | 15:06

Traumë dhe frikë te gratë e fëmijët të kthyer nga Siria: Flet psikiatria që po merret me ta

Gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria, po ndjejnë frikë dhe traumë sa herë që shohin aeroplanë ose dëgjojnë zhurma e krisma të ndryshme. Kështu thotë psikiatria Valbona Tahiraj, e cila është e para që u takua me këta persona, transmeton Gazeta Metro.


Sipas saj, shumica prej 74 fëmijëve sa u kthyen nga Siria në Kosovë, në prill të këtij viti, kanë shfaqur këto simptoma.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Tafilaj tregon se fillimisht ishte e vështirë të merrej me 100 qytetarë të kthyer.

Si fëmijët, ashtu edhe gratë, thekson ajo, kanë përjetuar trauma gjatë kohës sa kanë qëndruar në zonat e konfliktit në Siri.

“Vetë fakti që po kthehen 100 veta përnjëherë…, ka qenë i vështirë. Kanë paraqitur simptoma, siç janë ato të pagjumësisë, të frikës, të krismave të mëdha, të zhurmave të mëdha. Këto janë disa prej traumave, simptomave që kanë shfaqur. Kemi pasur fëmijë, të cilët kanë pasur frikë nga aeroplani, për shkak të luftimeve që atje kanë qenë dhe jemi marrë seriozisht me atë pjesë”, thotë ajo.

Tafilaj tregon se periudha prej gjashtë muajve e trajtimit të grave dhe fëmijëve po shkon, sipas saj, shumë mirë.

“Tash nuk ka zhurma, nuk ka luftë, nuk ka bombardime dhe janë duke u rritur si të gjithë fëmijët e tjerë. Kur vjen prej një vendi ku zhvillohen luftëra, ku gjatë gjithë kohës ka pasur luftime, atëherë normalisht që nuk presim dikë që do të vijë në gjendje normale, pa asnjë problem. Por, kemi hasur në probleme që janë të natyrës dhe që i përgjigjen stresit post-traumatik- PTSD, të cilat zakonisht përjetohen dhe përfitohen në vendet ku ka luftime të ashpra”, thotë ajo.

Kujtojmë se në javën e fundit të prillit të këtij viti, në Kosovë u kthyen 110 qytetarë nga Siria të cilët kishin shkuar atje në kohë të ndryshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë