Loading…
Trazira në Indonezi, gjashtë të vdekur
  • 22/05/2019 | 13:32

Trazira në Indonezi, gjashtë të vdekur

Së paku 6 njerëz janë vrarë në trazirat në kryeqytetin e Indonezisë Xhakarta, ku policia është  përleshur me protestuesit e opozitës që kundërshtonin zgjedhjen e Presidentit Joko Widodo, transmeton Gazeta Metro.


Policia në Xhakarta u përballë me protestues pasi që ata refuzuan të largohen nga sheshet pas përfundimit të demonstratës që ishte fillimisht paqësore.

Komandanti i përgjithshëm i policisë së Indonezisë Tito Karnavian, njoftoi se 6 njerëz kanë vdekur por mohoi se policia ka hapur zjarr në turmë dhe kërkoi për qetësi, ai shtoi se “disa kishin plagë nga armë zjarri, e të tjerët nga goditje me armë të topitura” e shtoi se do të hetojnë këto incidente.

Dhjetëra janë arrestuar e kryeqyteti kishte dëme dhe automjete të djegura. Autoritetet e Indonezisë e kanë kufizuar qasjen në media sociale për të ndaluar përhapjen e thashethemeve dhe lajmeve të rreme.

Dhuna shpërtheu pasi Komisioni Zgjedhor i Indonezisë e konfirmoi fitoren e Joko Widodo në zgjedhje ndaj kundër kandidatit gjeneralit të pensionuar Prabowo Subianto në zgjedhjet e 17 prillit. Prabowo Subianto deklaroi se do të paraqesë ankesë në gjykatë e shtoi se ankesa e tij për mashtrime të përhapura gjithandej gjatë zgjedhjeve do të mund të nxisin trazira.

Zyrtarë zgjedhorë dhe analistë të ndryshëm kanë mohuar pretendimet e kundër kandidatit Subianto, por shumë përkrahës së tij vazhdojnë të pohojnë se ka pasur mashtrime./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë