Loading…

Trazira para zgjedhjeve: Protestat në Senegal, 9 viktima deri tani

  • 02/06/2023 | 16:30

Trazira para zgjedhjeve: Protestat në Senegal, 9 viktima deri tani

Përplasjet mes policisë dhe mbështetësve të liderit opozitar në Senegal Ousmane Sonko kanë lënë nëntë persona të vdekur, thanë nga qeveria të premten. Pas kësaj ngjarje qeveria ka bllokuar përdorimin e disa mediave sociale, transmeton Gazeta Metro.


Ministri i Brendshëm Antoine Felix Abdoulaye Diome ka thënë se vdekjet kanë ndodhur kryesisht në kryeqytetin e Senegalit Dakar po edhe në Ziguinchor të jugut ku Sonko është kryetar i komunës.

Ai shtoi se mediat sociale si Facebooku, WhatsApp dhe Twitter janë suspenduar pasi që këto platforma janë shfrytëzuar që të bëhet thirrje për dhunë, raporton The Associated Press. Në përfundim ministri shtoi se shteti Senegalez ka marrë çdo hapë për të siguruar qetësinë në vend, raporton The Associated Press.

Te enjten Sonko është dënuar nën akuzën e “korruptimit e rinisë” ndërsa u shpall i pafajshëm për një akuzë për përdhunim ndaj një gruaje. Gjykata e dënoi Sonkon me dy vjet burg edhe pse ai nuk ishte pjesëmarrës në gjykatë. Avokati i Sonkos ka thënë se urdhër arresti për të nuk ka arritur ende.

Sonko doli i treti në zgjedhjet e vitit 2019 për presidencën e Senegalit dhe raportohet të jetë i pëlqyer mes rinisë së vendit. Sipas mbështetësve të tij qeveria po krijon probleme ligjore për të në mënyrë që ta pengoj kandidaturën e Sonkos në zgjedhjet presidenciale të 2024./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë