Loading…

Trazirat në Bjellorusi: Policia hap zjarr ndaj qytetarëve

  • 12/08/2020 | 23:16

Trazirat në Bjellorusi: Policia hap zjarr ndaj qytetarëve

Forcat speciale të Bjellorusisë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve në kryeqytetin Minsk, pasi ata nga ballkoni po ju tregonin njerëzve ku të fshiheshin, transmeton Gazeta Metro.


fër stacionit të metrosë Grusevska raportohet se policia speciale ka hapur zjarr ndaj banorëve të lagjes të cilët po i ndihmonin protestuesve duke ju treguar se ku të fshiheshin.

Shoqata e gazetarëve të Bjellorusisë ka njoftuar se janë arrestuar dy gazetarë polakë. Mediat njoftojnë se në qendër të qytetit një polic i trafikut është goditur me veturë. Rasti po hetohet dhe deri tani mbetet e paqartë nëse ky incident ka lidhje me protestat.

Në çdo qytet të Bjellorusisë ka protesta çdo mbrëmje nga pas shpalljes fitues të zgjedhjeve nga presidenti Aleksandar Lukasenko.

Edhe sonte janë mbledhur disa qindra por nuk janë vërejtur forca policore derisa qytetarët i bien borive të veturave në mbështetje të protestave.

Lukasenko që para zgjedhjeve ka pretenduar se ka ndërhyrje nga jashtë në zgjedhjet në Bjellorusi dhe madje hapur ka akuzuar Rusinë se po provon ta rrëzoj nga pushteti.

BE’ja ka reaguar ashpër ndaj ngjarjeve të fundit në Bjellorusi duke vlerësuar se zgjedhjet nuk ishin të drejta dhe demokratike, duke paralajmëruar edhe për pasoja./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë