Loading…

Trazirat në Serbi: Trifunovic tha se protesta është uzurpuar nga fashistët serbë

  • 08/07/2020 | 22:40

Trazirat në Serbi: Trifunovic tha se protesta është uzurpuar nga fashistët serbë

Lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë të Serbisë, Sergej Trifunovic, që u sulmua sot para ndërtesës së kuvendit serb në fillimin e protestës nga huliganë që e goditën me fotoaparat në kokë deklaroi sot se ai doli në protestë pasi mendoi se bëhet fjalë për mbledhje të qytetarëve të rebeluar e shtoi se është e qartë se tanimë është e qartë se protesta është uzurpuar nga ‘fashistë e djathtistë të llojllojshëm, transmeton Gazeta Metro.


Në mbrëmjen e dytë me radhë protestat u përshkallëzuan në dhunë në Beograd e tani njoftohet se kanë nisur edhe në Novi Sad, Nish dhe Kragujevac.

Protestuesit fillimisht dolën si reagim ndaj kthimit të masave të rrepta të izolimit por shpejt ju bashkëngjitën edhe opozita serbe dhe sipas raporteve të shumta edhe grupe të dyshimta huliganësh. Gjatë protestës së sotme në mesin e të sharave koktejeve të molotovit, pishtarëve,  e gjësendeve që hidheshin në drejtim të policisë edhe thirrjet nga protestuesit “shkoni në Kosovë”.

Trifunovic tha se “unë përjetova sulm, nuk mund ta quaj leviatan, edhe pse nuk më duan. Por e kuptoj se po, pasi e paralajmëruan arritjen. Ata ishin djem në të zeza, e nisën të shndrisin ‘martinkat’…ata si gjithmonë janë trima kur janë tubë dhe kjo ndodhi” tha Trifunovic pas sulmit ndaj tij në protestë.

Trifunovic njoftoi se ai dhe kolegët e tij do të provojnë të mblidhen por tha se “ na duhet të ndahemi nga bagëtia”. “Ndoshta këta janë elementë që janë futur për ta shndërruar në protestë të dhunshme, por nuk e besoj” tha ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë