Loading…

Trazirat në veri, Kurti: Pata një takim natën vonë me Lordin Stuart Peach

  • 31/05/2023 | 17:55

Trazirat në veri, Kurti: Pata një takim natën vonë me Lordin Stuart Peach

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është takuar me emisarin e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi, Stuart Peach, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë takim, është diskutuar për zhvillimet dhe trazirat që po ndodhin në veri të Kosovës.

Po ashtu, i pari i qeverisë, siç ka njoftuar edhe vetë në postimin e tij në Twitter, ka shprehur gatishmërinë e tij për bisedime të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE’së.

Pos kësaj, Kurti ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e tyre që i japin Kosovës.

“Patëm një takim natën vonë me Lordin Stuart Peach për të diskutuar më të fundit mbi veriun. U deklarua se qëllimi i vendosjes së policisë ishte vetëm ruajtja e sundimit të ligjit. Ritheksova gatishmërinë time për bisedime të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE-së. Falënderova gjithashtu Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e tyre”, ka njoftuar Kurti. /gazetametro.net

Had a late-night meeting with Lord Stuart Peach to discuss the latest on the north. Stated that the purpose of deploying police was solely to maintain rule of law. Restated my readiness for high-level talks under EU facilitation. I also thanked the UK Govt for their support. pic.twitter.com/JNgMWTghp1

— Albin Kurti (@albinkurti) May 31, 2023

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë