Loading…

Tre adoleshentë vjedhin Maseratin e përplasen me 200 kmh në një aksident fatal

  • 05/10/2022 | 16:26

Tre adoleshentë vjedhin Maseratin e përplasen me 200 kmh në një aksident fatal

Një xhirim i kapur rastësisht nga një helikopter i policisë së aksidentit të tmerrshëm të të tre të rinjve që me superveturën që e vodhën u përplasën derisa po arratiseshin nga polica në shtetin e Florida në SHBA, transmeton Gazeta Metro.


Tre adoleshentët që nuk kishin leje shoferi po përpiqeshin t’i iknin patrullave të policisë së qarkut Pinellas në qytezën St.Petersburg në Florida të dielën, ku nuk kishin dijeni se po gjurmoheshin poashtu nga helikopteri policisë.

Kur dy veturat e policisë provuan të ndalin veturën e vjedhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, shoferi 15 vjeç përshpejtoi veturën në shpejtësi të madhe derisa nga xhirimi i policisë dëgjohet urdhrat që patrulla të tërhiqet nga përndjekja.

Vetura e të dyshuarve shihet në xhirim si del nga rruga dhe rrokulliset në ajër e përplaset e kaplohet nga zjarri pas rënies.

Shoferi i dyshuar ka mbijetuar derisa njëri nga të dy bashkëpunëtorët e tij ka vdekur në vend. Shoferi dhe tjetri i mbijetuar por po trajtohen në urgjencë e janë në gjendje të rëndë.

Policia ka gjetur armë ilegale zjarri në skenën e aksidentit dhe pritet që të ngrihet padi ndaj tyre edhe për vrasje që mund të aplikohet sipas njoftimit të policisë amerikane./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë