Loading…

Tre deputetët e LDK’së dolën kundër Isa Mustafës, e votuan projektligjin për UÇK’në

  • 13/08/2020 | 12:48

Tre deputetët e LDK’së dolën kundër Isa Mustafës, e votuan projektligjin për UÇK’në

Ndonëse kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa bëri thirrje që projektligji për vlerat e UÇK’së mos të votohet, disa deputetë nga kjo parti nuk e dëgjuan atë, shkruan Gazeta Metro.


Është shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala dhe deputetja nga Gjilani, Valentina Bunjaku të cilët kanë dhënë votën pro gjatë votimit të Projektligjit për Vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi, Shala dhe Bunjaku nuk e kanë dëgjuar thirrjet e Mustafës dhe në mënyrë unanime kanë votuar pro këtij projektligji për vlerat e UÇK’së të cilin e propozoi PDK’ja.

Kujtojmë se Deputetet e Vetëvendosjes nuk morën fare pjesë në votim duke e refuzuar votimin e këtij projektligji për UÇK’në,

Megjithatë Projektligji për vlerat e UÇK-së nuk kaloi në votim të parë për shkak se morën pjesë vetëm 36 deputetë. 35 ishin për dhe një kundër.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë