Loading…

Tre gjëra që duhet të mbani në portofol për më shumë para

  • 03/01/2022 | 22:36

Tre gjëra që duhet të mbani në portofol për më shumë para

Sipas feng shui-t, portofoli duhet të jetë gjithmonë i rregullt në mënyrë që energjia e parave të jetë e favorshme.


Prandaj, të gjitha gjërat e panevojshme duhet të hiqen nga portofoli dhe të lihet vend për disa të tjera që besohet se shumëfishojnë bollëkun.

Kartëmonedha

Mund të jetë ndonjë valutë e huaj që ju kujton një udhëtim të këndshëm apo një kartëmonedhë që keni marrë nga një person i dashur. Mund të jenë gjithashtu para që keni kursyer dhe më pas i përdorni si një simbol për të përmirësuar financat tuaja. Është e rëndësishme që kjo kartëmonedhë të ketë një vlerë të veçantë për ju, jo materiale, por për t’ju lidhur me diçka pozitive.

 Tërfili me katër fletë

Mund të mbani një tërfil në portofolin tuaj. Që të zgjasë sa më shumë, vendoseni në një copë letre dhe mbajeni si hajmali.

Monedhat kineze të feng shui

Quhen edhe monedha I-Ching dhe për të funksionuar duhet të lidhen një grup prej 3, 6 ose 9 monedhash me fije të kuqe. Përveç tërheqjes së bollëkut, këto monedha konsiderohen si një amulet për lumturinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Shumë prej tyre varen në shtëpi, zyra, makinë dhe mund t’i mbani në portofolin tuaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë