Ishte paralajmëruar vizita e emisarëve në kryeqytetet e dy shteteve tani është konfirmuar nga BE që kanë shtuar se synimi është të ulen tensionet, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raportit të agjencisë serbe të lajmeve Tanjug të cilës ia kanë konfirmuar nga BE të premten se të dërguarit special të SHBA’së dhe BE’së do të qëndrojnë në Prishtinë dhe Beograd për të ulur tensionet në veri të Kosovës.
Situata eskaloi një javë më parë kur u me intervenimin e policisë u instaluan kryetarët e sapozgjedhur të komunave në veri që u bojkotuan nga banorët lokalë serbë që u revoltuan.
Të hënën situata eskaloi në protesta të dhunshme në Zveqan ku u plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR dhe qytetarë serbë.
Reagimi i SHBA’së dhe BE’së ishte i menjëhershëm duke qortuar dhe ndëshkuar qeverinë e Kosovës si shkaktare të krizës. BE’ja si lehtësuese ka shtruar tre kërkesa ndaj qeverisë së Kosovës në takimin e të enjtes mes Presidentes Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic, të aranzhuar nga liderët kryesorë të BE’së, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz në Moldavi.
Organizimi i zgjedhjeve në veri, sigurimi i pjesëmarrjes së popullatës serbe dhe nisjen e punës së themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe së bashku me BE ishin kushtet, të bashkëngjitur me kërcënimin se dështimi në zbatimin e këtyre kërkesave do të ketë pasoja serioze./gazetametro.net
Java e ardhshme vendimtare: Kurtin ende po ‘negocion’ për deeskalim edhe pas ultimatumit të BE’së