Loading…

Tre milionë të infektuar me koronavirus në SHBA

  • 08/07/2020 | 19:34

Tre milionë të infektuar me koronavirus në SHBA

Mbi tre milionë është numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins. Numri i viktimave ka arritur në më shumë se 131,000.


Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur mbi 11 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 544,000 kanë vdekur, ndërsa mbi 6.4 milionë janë shëruar.

Rastet e para u paraqitën në Kinë, në dhjetor të vitit të kaluar. Shumë shpejt virusi u përhap në tërë botën.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të lartë të të infektuarve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka filluar zyrtarisht procedurat e tërheqjes së SHB’-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh financiar i OBSH’së, e cila udhëheq luftën kundër sëmundjeve globale, përfshirë pandeminë e koronavirusit.

Trump ka thënë se OBSH-ja, agjenci e Kombeve të Bashkuara, ka dështuar t’i bëjë reformat “e kërkuara dhe shumë të nevojshme”, pas shqetësimeve të SHBA-së për mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë e koronavirusit.

Trump e ka akuzuar OBSH-në për bashkëpunim me Kinën në fshehjen e të dhënave për koronavirusin.

OBSH’ja i ka hedhur poshtë akuzat.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë