Loading…

Tre muaj ditë hetime për Ilir Metën

  • 08/07/2019 | 19:24

Tre muaj ditë hetime për Ilir Metën

Në një afat prej 3 muajsh do të hetohet presidenti i vendit, Ilir Meta, nga komisioni hetimor, përmes së cilit pritet edhe të shkarkohet, shkruan Gazeta Metro.


Top Channel ka siguruar projekt-vendimin për ngritjen e komisionit hetimor mbi shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Projekt vendimi përcakton afatin kohor prej 3 muajsh hetime si dhe anëtarët, të cilët akoma nuk janë caktuar zyrtarisht.

Siç bëhet e ditur ky hetim ka për qëllim njohjen si dhe verifikimin e mënyrës së ushtrimit të kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në përputhje me parimet kushtetuese si parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, si dhe nxjerrjen e përgjegjësisë konkrete institucionale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë