Loading…

Tre pacientët e parë të trajtuar me ‘vaksinën pasive’ shërohen nga Covid-19 në Izrael

  • 13/08/2020 | 12:08

Tre pacientët e parë të trajtuar me ‘vaksinën pasive’ shërohen nga Covid-19 në Izrael

Imunizimi pasiv po quhet procesi i trajtimit me antitrupa të krijuara nga pacientë të tjerë që zhvillon gjatë sëmurjes së tyre. Plazma e gjakut e mbledhur si donacion në këtë nismë ka dëshmuar se përfitime të shpejta klinike dhe tanimë janë lëshuar nga spitali, transmeton Gazeta Metro.


Qendra mjekësore Hadassah në Izrael i ka trajtuar tre pacientët me siç quhet ‘vaksinën pasive’ që u zhvillua kompania izraelite farmaceutike Kamada.

“Për tre muaj, me gjithë kundërshtimin e ish drejtorit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Hadassah ka mbledhur donacione të plazma së gjakut nga pacientët me koronavirus” tha drejtori i Hadassah, Prof.Zeev Rotstein.

Ata që infektohen nga një virus, përfshi edhe koronavirusin e ri, zhvillojnë proteina të posaçëm antivirusi apo antitrupa në plazmën e tyre, që mund të ndihmojë pacientët e sëmurë të përballojnë sëmundjen. Sipas webmd.com, plazma është pjesa e lëngshme e verdhë e gjakut që bartë proteina të rëndësishëm, minerale, lëndë ushqyese dhe hormone në vendet e duhura të trupit, e që përbën gjysmën e gjakut në trup.

Kamada përdori plazmën për të prodhuar atë që e emëron si “produkti imunglobulin derivat nga plazma anti- SARS-CoV-2 (IgG).”

Rotstein tha se vaksina, që mund të quhet edhe ilaç, po ndahet për pacientë me Covid-19 të cilëve gjendja po ju përkeqësohet dhe ju duhet një përforcim për të luftuar sëmundjen. Megjithatë, ka mundësi të shfrytëzohet në mënyre profilaktike në raste kur një pacient infektohet me rrezikshmëri të madhe infektohet me koronavirus dhe duhet veprim i shpejtë për të penguar përparimin e sëmundjes.

Mjekja në repartin e koronavirusit e qendrën spitalore Hadassah, Dr.Ada Kessler, tha se plazma po shpërndahet tek pacientët që kanë pneumoni dhe “ tani për tani, ne jemi shumë të inkurajuar”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë