Loading…

Tre palestinezë vriten në operacionin e ushtrisë së Izraelit, 18 të arrestuar

  • 08/12/2022 | 19:19

Tre palestinezë vriten në operacionin e ushtrisë së Izraelit, 18 të arrestuar

Ushtarët e Forcë së Mbrojtjes së Izraelit dhe njësite të Policisë Kufitare të Izraelut kanë kryer operacion në dy lokacione në Bregun Perëndimor në agimin e mëngjesit të të enjtes në ndjekje të personave të dyshuar për veprimtari terroriste. U ballafaquan me rezistencë të ashpër të armatosur,  transmeton Gazeta Metro.


Ushtarët izraelitë kishin hasur në rezistencë të ashpër gjatë operacionit nga palestinezë të armatosur në qytetin Jenin derisa edhe tre operacione po zhvilloheshin njëkohësisht.

Të shtëna armësh të gjata dhe eksploziv ishin hedhur në drejtim të njësiteve izraelite gjatë operacionit, kur edhe u përgjigjen me zjarr dhe vranë tre palestinezë të armatosur. Pesë të tjerë janë plagosur.

Nga radhët e njësiteve të ushtrisë izraelite dhe policisë kufitare izraelite nuk kishte të plagosur.

Tre personat e vrarë në ballafaqim me ushtarët izraelitë në Jenin u identifikuan në internet dhe më vonë janë shpërndarë edhe nga mediat izraelite.

Një ambulancë palestineze raportohet se ishte qëlluar nga plumba në mesin e breshërisë së rëndë mes forcave sipas një xhirimi të shpërndarë në internet.

Arrestime ka pasur përgjatë rajonit të Bregut Perëndimor disa prej të cilëve ishin persona të kërkuar. Është konfiskuar edhe armatim i konsiderueshëm sipas mediave izraelite./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë