Loading…

Tre persona të arrestuar për dhunë në familje

  • 06/12/2016 | 12:32

Tre persona të arrestuar për dhunë në familje

Tre persona janë arrestuar nga Polica e Kosovës të cilët dyshohen për dhunën në familje për dy rastet e raportuara gjatë 24 orëve të fundit në Polici.

Ky është njoftimi që ka dhënë Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh. Njëri prej rasteve të dhunës është shënuar në Prishtinë, ndërsa tjetri në komunën e Ferizajit.

Në Prishtinë Policia ka arrestuar dy persona, pas një mos një mosmarrëveshjeje verbale, me ç’rast në mesin e tyre ka ndërhyrë bashkëshortja e njërit prej tyre, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

“Si pasojë e rrahjes ata kanë kërkuar tretman mjekësor dhe më pas, më urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa personi i tretë i arrestuar është nga Ferizaji, i cili raportohet që i dyshuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.

Policia njofton se viktimat e këtij rasti kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajte./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë