Loading…
Tre persona të vdekur pas një “shtypje” në një diskotekë në Irlandë
  • 18/03/2019 | 15:07

Tre persona të vdekur pas një “shtypje” në një diskotekë në Irlandë

Tre persona kanë vdekur pas njoftimeve për një “shtypje” në një diskotekë hoteli në Cookstown, Qarku Tyrone në Irlandën e Veriut, raporton Gazeta Metro.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një vajzë 17-vjeçare dhe dy djem të moshës 16 dhe 17 vjeç vdiqën pas incidentit jashtë hotelit Greenvale në natën e së dielës.

Një numër i adoleshentëve të tjerë janë trajtuar gjithashtu në spital.

Policia tha se një grup i madh i të rinjve kishin pritur për të hyrë në një disko rreth orës 21:30. Një nga adoleshentët vdiq në vendngjarje.

“Hetimet tona paraprake tregojnë se ka pasur një ‘shtypje’ drejt derës së përparme të këtij hoteli”, kanë thënë autoritetet. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë