Loading…

Tre personat e arrestuar nga Policia e Kosovës për terrorizëm, ishin në kontakt me ISIS nga viti 2019

  • 19/10/2021 | 15:54

Tre personat e arrestuar nga Policia e Kosovës për terrorizëm, ishin në kontakt me ISIS nga viti 2019

Policia e Kosovës ka arrestuar pak ditë më parë pesë persona në një operacion të suksesshëm. Tre nga të arrestuarit janë të dyshuar për terrorizëm.


Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se tre personat e arrestuar dhe që dyshohen për terrorizëm janë Nehrudin Skëndero, Ardian Gjuraj dhe Ergim Syla.

Tre të arrestuarit dyshohen se po përgatisnin vepra terroriste dhe vepra penale kundër renit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Dy të arrestuarit e tjerë, Mentor Bellaqa e Shkodran Krasniqi akuzohen për import, eksport e këmbim të paautoritzuar të armëve.

Ardian Gjuraj e Nehrudin Skënderi kishin kontakt të vazhdueshëm me ISIS-in, që nga viti 2019. Të njëjtit dyshohet se po përgatisnin sulme terroriste, për çka kishin plane konkrete.

Aktiviteti i tyre po monitorohej nga autoritetet e sigurisë, ndërsa u arrestuan më pas nga Policia e Kosovës.

Tek të arrestuarit ishte gjetur armatim dhe municion, me qëllim të përgatitjes së akteve terroriste në Kosovë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]t
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë