Loading…

Tre pisa tinejxherë rrahin vajzën 6 vjeçare dhe ia vjedhin trotinetin

  • 08/08/2022 | 14:07

Tre pisa tinejxherë rrahin vajzën 6 vjeçare dhe ia vjedhin trotinetin

Policia e New York po kërkojnë tre djem adoleshentë që rishtas i kanë vjedhur një 6 vjeçares trotinetin, para se ta plaçkitnin njëri nga ta e ka goditur me grusht në gjoks, transmeton Gazeta Metro.


Sipas policisë sulmi ka ndodhur me 28 korrik në Brooklyn të New York. Vlera e trotinetit ishte përllogaritur të ishte rreth 30 dollarë. Policia ka publikuar xhirimin e tre të dyshuarve që kryen sulmin.

Kjo plaçkë është rasti i fundit i krimit në qytetin e New York në SHBA që po ballafaqohet me një valë krimi. Sipas policisë arrestet për krime të rënda në qytet janë rritur me “29 % deri tani nga viti 2021”.

Kryetari i New York, Eric Adams që kishte garuar në zgjedhjet e 2021’s me premtimin se do të ishte i rreptë ndaj krimit ishte sfiduar javën e kaluar se kur pritet që më në fund do të mbajë premtimin e ta bëjë këtë realitet.

Kritikët republikanë fajësojnë politikat e buta ndaj krimit që janë në fuqi dhe zbatimin selektiv të tyre kudo që udhëheqin demokratët. Statistikat e fundit rreth krimit dhe kualitetit të jetës zbulojnë se metropolet si New York, Los Angeles, Chicago dhe San Francisko janë qytetet më me shumë krim dhe me më së shumti të shpërngulur. Që të gjithë këto qytete udhëhiqen nga demokratët.

Shtetin që imigrantë qytetarë amerikanë kanë zgjedhur është Florida dhe qyteti i Miami ku udhëheqin republikanët. I dyti shtet vjen Texas , poashtu udhëhiqet nga republikanët në shumicë. Texas ka përfituar edhe nga eksodi i bizneseve të mëdha të IT nga Silicon Valley, që janë bartur në një mjedis më miqësor për biznesin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë