Loading…

Tre qytetarë privat do të paguajnë nga 55 milionë për një udhëtim në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

  • 29/01/2021 | 14:00

Tre qytetarë privat do të paguajnë nga 55 milionë për një udhëtim në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Të tre këta qytetarë vijnë nga tre shtete të ndryshme, e do të paguajnë çdonjëri nga 55 milionë dollarë për një udhëtim në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për tetë ditë, në janarin e vitit të ardhshëm në atë që është propozuar si fluturimi i parë tërësisht privat në hapësirë në histori, transmeton Gazeta Metro.


Udhëtimi që do të kryhet nga Axiom Space, planifikon të dërgoj tre qytetarë privat në ISS së bashku me Michael Lopez-Alegria, ish astronaut i NASA si dhe zëvendës president të Axiom Space.

Burrat tjerë që do të jenë në mision janë: Larry Connor, 71 vjeç e një sipërmarrës amerikan, Mark Pathy, 51 vjeçari kanadez financier dhe Eytan Stibe një biznesmen izraelit 63 vjeç dhe një ish pilot ushtarak.

Ekuipazhi privat do të udhëtoj në kapsulën e SpaceX Dragon, një fluturake që hyri në histori vitin e kaluar kur me sukses ka dërguar dy astronautë të NASA në Stacion dhe i ktheu. Kjo ishte hera e parë që fluturaket hapsinore ishin ndërtuar nga qeveritë e jo nga kompanitë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë